“Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Kurti.
Shefi i Qeverisë ka pasur kritika në vazhdimësi për sistemin gjyqësor, të cilët së fundi i ka quajtur edhe jo-profesional. Të njëjtëve ua ka ulur pagat përgjysmë, për çka ka ngjallur pakënaqësi. Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe ai Prokurorial kanë ndërprerë punimet për një javë, pas këtij vendimi.
KGJK dhe KPK dje morën vendim për funksionalizim të plotë të punëve të gjyqësorit, mirëpo të njëjtat bënë të ditur se kanë pezulluar bashkëpunimin me Qeverinë aktuale.