Kurti: Orientimi ynë SHBA dhe BE, Serbia të pavarësohet nga Kosova

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë  që pritet të formohet qeveria e re, programin e tij.

Marketing

Politika e jashtme është një çështje e rëndësishme. Kurti theksoi se orientimi i Kosovës, është bashkëpunimi strategjik me SHBA, si dhe anëtarësimi në NATO dhe BE. Kurti tha se çështja me Serbinë mund të zgjidhet vetëm me dialog, megjithëse parashtroi kushtin se prioritet është çështja e të zhdukurve.

Gjithashtu, Kurti theksoi se Serbia duhet të kërkojë falje dhe të njohë Kosovën si shtet të pavarur. Ai shtoi se raportet fqinjësore do t’i avansojnë nëpërmjet recirocitetit.

“Derisa punojmë në reforma brenda vendit. Do të reformojmë edhe qasjen tonë jashtë vendit. Kosova është e pavarur, kompromiset janë bërë me pakon e Ahtisarit. Asnjë kompromis tjetër nuk mund ta bëjmë. Kjo duhet të thuhet në çdo tryezë. Orientimi ynë është i qartë, aleanca me SHBA dhe bashkëpunimi trans atlatik do të thellohet. Do të punojmë që Kosova të bëhet pjesë e NATO dhe BE. Rruga drejt BE mund të jetë sfiduese por nuk ka asnjë alternativë tjetër për Kosovën. Ballkani perëndimor duhet të demokratizohet përveçse duhet të zhvilllohet.

Që integrimi dhe demokratizmi të shpejtohet do të një plan mini Marshall për Ballkanin Perëndimor. Me Serbinë kemi çështje të hapura që duhet të zgjidhen përmes dialogut. Prioritet është çështja e të zhdukurve.  Është mirë që edhe Serbia të shpallë pavarësinë e saj nga Kosova”, tha Kurti.

Marketing