Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka folur para takimit që do të ketë sot me të parin e LDK-së, Isa Mustafa.Para mediave, Kurti ka thënë se përpjekjet nuk do të ndalen, dhe se ka lëvizje, por nuk ka marrëveshje.
“Përpjekjet nuk i ndalim. Lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, ka thënë Kurti para mediave.
Partia e Kurtit, VV-ja pritet që gjatë këtyre ditëve të dërgojë në presidencë emrin e mandatarit për kryeministër.
Ndërkaq, pas pak minutash pritet të fillojë takimi mes Kurti e Mustafës në objekin e Kuvendin të Kosovës.