Kurti për rezervat shtetërore: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se 97 për qind e vlerës së blerë vitin e kaluar të rezervave shtetërore kanë arritur në Kosovë.

Marketing

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, Kurti foli për arrestimin e dy zyrtarëve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një afaristi, të dyshuar për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në ministren e Industrisë, Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha se rezervat shtetërore ishin 300.000 euro kur ai mori mandatin dy vjet më parë dhe tani, sipas tij, janë 25 milionë euro.