Kurti “përplaset” me kryeministren serbe: Vendi im quhet Republika e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në Londër. Në fjalën e tij, ai tha se emri i vendit te tij është “Republika e Kosovës” e jo “Kosova e Metohija” siç u quajt ne panel.

Marketing

“Vendi im quhet Republika e Kosovë, jo si i është referuar këtu ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja në këtë rrugë do të merrja shumë kohë, pasi pos Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica Rashka dhe Lugina e Preshevës. Më mirë të përqendrohemi në ekonomi”, ka thënë Kurti.

Në panel me Kurtin është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, që disa herë u lavdërua për zhvillimin ekonomik.

Kryeministri ka përmendur se Kosova është njohur nga 117 vende përreth botë, 3 nga 4 vendet fqinje pra Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e njohin Kosovën, por ende nga Serbia.

“Ne nuk kemi lidhje me federatën ruse, ne u kemi vendosur sanksione Rusisë. Ne duam që Ukraina të fitoj luftën dhe ne kemi nevojë që Evropa demokratike dhe bota të shohin disfatën e Kremlinit dhe Putinit. Kështu që ne nuk kemi bashkëpunim me ta, edhe pse ata do të donin, por ne nuk duam”, tha Kurti.