Kurti: Pranimi i testeve nga Serbia nuk duhet të politizohet

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur për pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia.

Marketing

Kurti tha se kjo nuk duhet të politizohet.

“Testet janë një gjest i Serbisë që nuk duhet të politizohet. Nëse ka rregulluar imazh Serbia e ka rregulluar me anë të marrëveshjeve që udhëheqësit tanë nënshtroheshin. Ne kemi dëshmuar se nuk bëjmë dallime as për nga komuna apo prejardhja. Ne nuk i diskriminojmë askënd”.

I pari i ekzekutivit në detyrë theksoi se nëse Kosova nuk do t’i kishte pranuar këto teste do të akuzohej për sjellje iracionale.

“Nëse Kosova i kishte refuzuar do të akuzohej si një sjellje iracionale. Nëse Kosova nuk do t’i pranonte këto teste, atëherë mund të kishte serb që do të na akuzonin se nuk po mund të testoheshin. Pra, kjo ka mundur të jetë edhe ndonjë grackë, që ne nuk duhet të bijmë”.

Marketing