Pas rreth një javë heshtje ka reaguar kryeministri Albin Kurti lidhur me draftin e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se nuk e ka parë këtë draft por adresa duhet të jetë Beogradi dhe kërkesa për shqiptarët në Luginë.
Këto komente ai i bëri në një konferencë për media ku ka prezantuar një propozim pesëpikësh për shtensionim në veri të Kosovës, propozim të cilin ia ka prezantuar edhe përfaqësuesit të lartë të BE-së si dhe përfaqësuesve të vendeve të QUINT-it në një takim në mëngjesin e së martës.
Ai ka propozuar sundimin e ligjit në veri duke përfshirë ndjekjen penale dhe gjykimit e grupeve kriminale. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territory I Kosovës. Policia e Kosovës dhe KFOR-I apo EULEX-I të kryejnë vlerësimet e përbashkëta të sigurisë cdo 15 ditë.
Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme ku kryeministri tha se nuk mund të kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve por mund të shqyrtohet mundësia e një peticioni të propozuar nga presidentja.
Si pikë e pestë e propozuar nga qeveria është që Kosova dhe Serbia të kthehen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.
Kurti sulmoi prokurorinë që nuk ka vepruar ende.
Gjatë së martës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në veri është arrestuar një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Milun Milenkoviq – Llune, për të cilin ka thënë se është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”.