Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka publikuar klipin zyrtar për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Klipi nis me komandantin legjendar Adem Jashari dhe shprehjen e tij “Besa – besë… vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë”.
Po ashtu, në klipin zyrtar është përfshirë edhe periudha e shtëpive-shkolla, bombardimet e NATO-s e protesta studentore të vitit 1997.
Përveç këtyre ngjarjeve, në klip është përfshirë edhe Deklarata e Pavarësisë, Policia e Kosovës, trupat e FSK-së e figura që Kosovën vazhdojnë ta bëjnë krenare, si ajo e Dua Lipës, Rita Orës, futbollistët Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Vedat Muriqi.
Në klip nuk kishin si të mungonin edhe xhudistët, Majlina Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, që Kosovën po vazhdojnë ta mbajnë lartë edhe në vendet që s’ia kanë njohur pavarësinë.
Por, ajo që bie në sy është mungesa e presidentit historik, Ibrahim Rugova dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili e lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
https://www.facebook.com/watch/?v=346869935003280