Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas rrëzimin të qeverisë nga mocioni i inicuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se kjo ishte një rënie e domosdoshme, për ngritjen e nevojshme.
Sipas Kurtit, qëllimi i mocionit të mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes.
“Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë”, ka përfunduar Kurti.
Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si…
Publiée par Albin Kurti sur Jeudi 26 mars 2020