Kurti, Rama, Vuçiq e O’Brien mblidhen në Samitin Rajonal të liderëve në Mal të Zi

Më 15 dhe 16 maj në Kotor të Malit të Zi do të mbahet Samiti Rajonial i liderëve.
Aty do të marrin pjesë edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Marketing

Në media është publikuar agjenda e plotë e samitit ku pjesëmarrës pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioni evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Bëhet e ditur se përveç Kurtit në Samit do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për dialog, Besnik Bislimi si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

Ishte kryeministri malazez, Marko Spajiç ai i cili muajin e kaluar ka njoftuar për mbajtjen e këtij Samiti.