Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi Gjykata Speciale ja konfirmoj aktakuzën Rexhep Selimit dhe arrestoj, Jakup Krasniqin.
Kurti në postimin e tij ka thënë se padrejtësia speciale po vazhdon.
Tutje, ai shtoj duke thënë se të gjithë e dimë se sonte janë gëzuar udhëheqësia e Serbisë pas këtyre lajmeve.
Kurti tha se Selimi dikur ka luftuar në UÇK, kurse tash do të luftoj për UÇK-në.
Postimi i plotë i Albin Kurti:
Padrejtësia speciale vazhdon. Kryetarit të Grupit tonë Parlamentar, anëtarit tonë të Kryesisë, deputetit të katër legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës, Rexhep Selimit, Dhomat e Specializuara ia konfirmuan aktakuzën sot pasdite. Më herët gjatë ditës, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
E dimë që sonte janë gëzuar udhëheqja e Serbisë, me presidentin e tyre në krye, dikur ministër i Milosheviqit, e që në botë shtiret si djalosh joproblematik. E dimë që është gëzuar edhe Kryetari i Kuvendit të Serbisë, dikur zëdhënës i partisë së Milosheviqit, meqë neve na e arrestuan zëdhënësin e UÇK-së i cili ishte edhe Kryetar i Kuvendit të Kosovës kur u shpall pavarësia. E dimë që sonte festohet në Beograd, sepse e kishin tmerr Rexhën para e gjatë luftës teksa vëllain Asllanin ia mbanin peng në burgjet e Serbisë. E dimë. Por, nuk do t’u zgjasë fort kjo festë, sepse Republika e Kosovës nuk kthehet prapa e shqiptarët po bëhen komb i barabartë me të tjerët.
10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve.
Kjo gjykatë speciale do të na gjykojë Rexhën tash, gjeneralin e luftës dhe deputetin e paqes, por normalisht që historia dhe ardhmëria jonë do ta gjykojnë këtë gjykatë. Rexha është veteran sepse shumë moti është luftëtar. Rexha nuk është veteran sepse nuk pensionohet dot. Dikur luftonte në UÇK. Tash do të luftojë për UÇK-në. Rexha është krenar me gjithë çka bërë. Ne jemi krenarë me Rexhën.