Kurti: Rruga me emrin e Adem Demaçit, në Çair ka një rëndësi shumë të veçantë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga Çairi, tha se dy javë më parë ishte përvjetori i pesë i vdekjes së Adem Demaçit ndërsa sot po përurohet rruga Adem Demaçi në komunën e Çairit.

Marketing

Emërtimi i një rruge në Maqedoninë e Veriut e ka një rëndësi të veçantë, tha Kurti.

Kurti tha se Demaçi me aktivitetet e tij që i kushtuan 28 vite burg u bë simbol i paepur për lirinë e shqiptarëve në Jugosllavi.

“Nga përvoja ime e bashkëpunimit me bacin Adem, e di që figura më e dashur politike e shekullit 20 ishte Hasan Prishtina. Sot teksa kujtojmë Adem Demaçin natyrshëm kujtojmë edhe Hasan Prishtinën i cili nesër por 111 vite më parë erdhi dhe çlirojë Shkupin bashkë me Bajram Currin dhe Isa Boletinin, ndërsa pasnesër 90 vite më parë u vra mizorisht në Selanik”, tha Kurti.