Kurti shkruan për diskriminim e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar kundër diskriminimit që Qeveria e Serbisë po u bënë shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ai në rrjetin social Twitter, ngitë shqetësimin për shëndetësi, duke përmendë faktin se dy komunave që kanë mbi 70 për qind të popullsisë shqiptare, Presheva dhe Bujanoci, nuk kanë spital rajonal.

Marketing

“As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (70%), nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se një ditë më parë, dy senatorët amerikanë, Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i kanë shkruar letër sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken për diskriminimin e shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndërsa kanë kërkuar që të hapet tema e çështjes së shqiptarëve në Luginë, në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

Në letër, gjithashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë, i pranuar edhe nga Serbia që në vitin 2013.