Kurti: S’kemi mosmarrëveshje me Maqedoninë e Veriut, jemi miq e partnerë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje mes vete.

Marketing

Madje, ai tha se të dyja vendet janë miq e partnerë, siç thotë edhe përmes lidhjeve familjare.

“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë, të lidhur jo vetëm përmes tregtisë, që është çdoherë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë. Në mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, marrëveshjeve të deritanishme ia shtuam edhe një protokoll dhe dy memorandume që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shtojnë bashkëpunimin në energji dhe arsim”, ka thënë Kurti.

I pari i Qeverisë së Kosovës foli edhe rreth marrëveshjeve të nënshkruara sot, si dhe për takimin me homologun e tij Hristijan Mickoski.

Sot, të dyja qeveritë ajo e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, zhvilluan mbledhjen e dytë të përbashkët në Prishtinë.

Palët kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë, atë të arsimit, dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë.

Marketing