Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit.
Kryeministri i zgjedhur i Kosovë, Albin Kurti sot do ta pranojë edhe solemnisht detyrën e shefit të ekzekutivit.
Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës është paraparë për në ora 11:00.
Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re.
Kurti është zgjedhur kryeministër një ditë më parë nga Kuvendi i Kosovës. Në kabinetin e tij, ai do të këtë dy zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.