Kurti sot pritet të takohet me homologen serbe Brnabiq në Londër

Kryeministri kosovar Albin Kurti, sot pritet të takohet për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq, në Londër të Anglisë.

Marketing

Ky takim do të ndodhë në kuadër të Samitit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku pritet të marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Klan Kosova.

BERZH ka për qëllim përdorimin e investimeve si një mjet për të ndërtuar ekonomitë në vendet që janë në zhvillim.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.