Kurti: Të hënën të votohet në parlament për qeverinë e re

Kryesia e parlamentit të Kosovës mblidhet sot për të vendosur lidhur me kërkesën e kandidatit për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare për votimin e përbërjes së qeverisë së re.

Marketing

Në kërkesën e Albin Kurtit thuhet se parlamenti do të duhej të mblidhej të hënën me 3 shkurt, një ditë para skadimit të afatit prej 15 ditësh për formimin e qeverisë.

Të premten mbahet mbledhja e Kryesisë së KuvenditTë premten, më 31 janar 2020, mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit…

Publiée par Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova sur Jeudi 30 janvier 2020

Më 20 janar, Albin Kurti, kryetar i lëvizjes Vetëvendosje mori zyrtarisht mandatin nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kërkesa e tij për mbledhjen e parlamentit u bë ende pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e qeverisë, me gjithë negociatat e gjata që filluan menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Ndonëse të dyja këto parti që nga fillimi kanë theksuar se nuk kanë alternativë tjetër përveç koalicionit qeverisës me njëra tjetrën, nuk i tejkaluan dot deri tash ndasitë rreth ndarjes së pushtetit.

Fillimisht, marrëveshja u pengua nga mospajtimet rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës në vitin 2021, kur skadon mandati i presidentit Thaçi, ndërsa hendeku u thellua pas mbledhjes së parë të parlamentit të ri më 26 dhjetor, kur lëvizja Vetëvendosje propozoi zotin Glauk Konjufca për postin e kryetarit të parlamentit dhe ai u miratua edhe me votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.