Kurti: Thaçi iku në ilegalitet, përpjekja për të formuar qeveri të re në Kosovë është jokushtetuese

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, në konferencën e mbrëmshme para gazetarëve tha se nismën e presidentit Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re nga ana e përbërjes aktuale parlamentare, do ta kontestojë para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Marketing

Sipas Kurtit, me konsultimet e mbrëmshme me partitë e tjera parlamentare për të siguruar shumicë parlamentare, presidenti “iku në ilegalitet”, pasi i ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese.

“Presidenti sot iku në ilegalitet. Formalizimi i tentimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”, deklaroi Kurti.

Ai e akuzoi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë që inicioi votimin e mosbesimit të kabinetit të Kurtit dhe e cila konfirmoi se ka mundësi të sigurojë shumicë parlamentare për të formuar qeveri të re dhe se “sërish e shkeli fjalën e dhënë qytetarëve”, prej se paraprakisht këtë e bëri me daljen nga koalicioni qeverisës.

Sipas Kurtit, Thaçi në synimin e tij për të formuar qeveri të re, keqinterpreton dispozitat kushtetuese, të cilat, sipas kryeministrit në detyrë, situatë si kjo në Kosovë, pas votimit të mosbesimit në një qeverie, parashohin vetëm zgjedhje të jashtëzakonshme, prej të cilave mund të del qeveria e re.

Çdo vendim tjetër, porositi ai, është “devijim i vullnetit të qytetarëve dhe tejkalim i kompetencave nga presidenti”.

“Do ta ndjekim me kujdes se çfarë do të ndodhë ditët e ardhshme dhe padyshim se do t’i drejtohemi edhe Gjykatës Kushtetuese sapo të kalohet nga fjalët në tekste të shkruara”, deklaroi Kurti.

Pasi që Kurti disa herë nuk u përgjigj në kërkesën e presidentit për të emëruar kandidat për të formuar qeveri të re, Thaçi pasdite konvokoi takim me udhëheqësit e partive të tjera parlamentare, pas çka deklaroi se ishte arritur pajtueshmëri për të formuar qeveri të re.

Thaçi shprehu besim se shteti brenda ditëve të ardhshme do të ketë qeveri të re, duke pasur parasysh që kjo aktuale, e udhëhequr nga Kurti, më 25 mars, iu është votuar mosbesim në Kuvendin e Kosovës.

Marketing