Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristijan Mickoski për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Maqedonisë së Veriut.
Në urimin e tij, Kurti ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë me orientim drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE.
“Urime për MickoskinHM për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE/ Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe” – ka shkruar Kurti në rrjetin social “X https://twitter.com/albinkurti/status/1805574005727846891?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1805574005727846891%7Ctwgr%5E477f7c32dc736967c02386656d7a0c2e8b109d12%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.mk%2Fkurti-uron-mickoskin-mezi-pres-ti-forcojme-marredheniet-bilaterale%2F