Ballina Lajme Kosovë Kurti viziton policët në Mitrovicën e Veriut, iu shpërndanë bakllavë

Kurti viziton policët në Mitrovicën e Veriut, iu shpërndanë bakllavë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ditën e sotme kanë vizituar policët në veri të vendit, shkruan Reporteri.net.

Marketing

I pari i Qeverisë në vizitën e tij te njësitet e policisë së Kosovës tek Kroi i Vitakut, i ka dërguar atyre bakllava me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kryeministri Kurti ka thënë se përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë që u ofrohet të gjithë qytetarëve.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Vizitën e Kurtit dhe të Sveçlës në veri e kishte konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Kosovës, Veton Elshani.

Situata në veri të Kosovës po vazhdon të jetë e tensionuar, në orët e para të mëngjesit të së hënës persona të panjohur hodhën granata dore në objektin komunal të Mitrovicës së Veriut.

Në anën tjetër, ShBA-ja dhe BE-ja po vazhdojnë të bëjnë thirrje për de-përshkallëzim të situatës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell pas një takimi që pati dje me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama tha se shtetet anëtare të BE-së janë dakord që të marrin masa në mënyrë të shpejt dhe urgjence, pasi siç theksoi ai “e kanë humbur durimin para kësaj situate”.

“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për dialogun, për paqen në Prishtinë dhe të falëndëroj ty Kryeministër për perpjekjet për të gjetur një zgjidhje, dhe e kam bërë të qartë dje ne Luksemburg, që palët duhet të gjejnë një menyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojne udhërrëfyesin qe u është vënë në tavolinë. Kjo situatë kërkon që ne të marrim masa në mënyrë të shpejt, urgjente, dhe shtetet anëtare janë dakord me këtë urgjenc, dhe e kanë humbur durimin para kësaj situate që po përkeqësohet gjithmonë e më tepër dhe kërkon ndërhyrje të mënjëhershme. Falemnderit sërish Edi Rama që jeni këtu sot dhe po ndani me ne angazhimet dhe mbështetjen tuaj për dialogun që po zhvillohet ne Kosovë”, tha Borrell, ndërsa ka kërkuar de-eskalim të menjëhershëm të situatës.

Emisari evropian, Miroslav Lajçak në një intervistë dhënë sot për Euronews Serbia tha se Kosova dhe Serbia nuk kanë afat për përmbushjen e kërkesa nga BE-ja.

“Nuk ka një afat zyrtar. Por në politikë gjithçka është e lidhur. Shihni sa përfaqësues të lartë ndërkombëtarë janë të angazhuar në këtë çështje. Ne patëm telefonata nga presidentja e KE-së Ursula von der Leyen dhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken”, ka thënë Lajçak.

Ai gjithashtu foli për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore, që siç tha ai duhet të mbahen muajt në vijim.

Lajçak theksoi se kjo është një nga pikat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u pajtuan nga takimi i fundit në Bruksel, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrelin.

“Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiq dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë. Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës. Pyetja me të cilën po merremi është se kur dhe si do të arrijmë atje. Dhe sigurisht, që serbët të kenë motivimin për t’u ndjerë të sigurt dhe se kemi zgjedhje të lira”, u shpreh Lajçak./

Exit mobile version