Kurti: Zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Afrim Bunjaku u vra nga terroristët duke mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.

Marketing

Kurti, theksoi se sonte ndezi një qiri të vogël për një shpirt të madh, transmeton Klankosova.tv.

“Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës, duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur”, shkroi Kurti.

Marketing