Drejtori i Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka njoftuar se kanë arritur një marrëveshje Halk Bank, me ç’rast është shlyer një borxh prej 2.5 milion euro.
“Sot pata një takim me Drejtorin Gjeneral të Halk Bank, z. Bilal Sucubaşı , po mbyllim një kapitull dhe po hapim mundësi të reja.
Sot, me kënaqësi mund të them se Posta e Maqedonisë së Veriut ka arritur një sukses të madh duke shlyer një borxh prej 2.5 milionë eurosh. Kjo masë jo vetëm që na largon nga presioni financiar, por gjithashtu kursen institucionit 300 mijë euro në interese. Ky është një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe efikasitetit në punën tonë të përditshme!
Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për të përmirësuar shërbimet postare.
Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet!”, ka shkruar drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi.