Kurz viziton Maqedoninë para referendumit

Kancelari austriak, Sebastian Kurc, vendi i të cilit momentalisht kryeson me BE-në, më 7 shtator do ta vizitojë Maqedoninë, tre javë para referendumit të caktuar për ndryshimin e emrit, me të cilin duhet të zgjidhet kontesti me Greqinë.

Marketing

Kurc në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev, i cili para referendumit i ka ftuar edhe disa liderë të tjerë evropianë.

Gjatë vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë, në fund të qershorit, Kurc dërgoi apel deri te qytetarët e Maqedonisë që në referendum të votojnë për emrin e ri “Maqedonia e Veriut”.

“Marrëveshja rreth emrit të shtetit me Greqinë është progres vendimtar në procesin e afrimit të Maqedonisë në BE”, theksoi Kurc.

Sipas tij, arritja e progresit për perspektivën evropiane është një nga prioritetet e kryesimit austriak me BE-në.

“BE-ja nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor”, nënvizoi Kurc.

Ai për mediat austriake paralajmëroi se me kryeministrin Zaev dëshiron të bisedojë për progresin në procesin e skriningut.

Marketing