Dimitar Kovaçevski, zëvendësministri aktual i financave dhe anëtari i lartë i LSDM-së ka bërë të ditur se do të kandidoj për postin e kreut të kësaj partie.
“Brenda 7 ditëve do të përgatis një program dhe do të paraqes kandidaturën për president. LSDM-ja është parti me potencialin më të madh kadrovik dhe ka një numër të madh të anëtarëve të shquar që do të ishin kandidatë të shkëlqyer. Procedura është demokratike dhe kushdo që plotëson kushtet mund të kandidojë. Gjëja më e rëndësishme është që ne të gjithë duhet të bashkohemi rreth kryetarit të zgjedhur,” tha Kovaçevski për Focus.
Javorja FOKUS para dy javësh bëri të ditur se favorit për pozitën udhëheqëse në LSDM por edhe për postin e kryeministrit është Kovaçevski, një kuadër i shquar nga Kumanova. Ai është doktor i Ekonomisë dhe profesor i asociuar në Kolegjin Amerikan, i cili gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste drejtoresh në Telekom dhe One Vip Maqedoni.