Kush duhet të zërë vendin vakant në KSHZ? Përgjigjet Micevski

Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 i është përgjigjur pyetjes se kush duhet ta zërë vendin vakant në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Marketing

Micevski tha se ligji është i qartë dhe se vendi në KSHZ i takon opozitës.

“Si mund ta marrë Aleanca, kur aktualisht kanë tre ministra? Çfarë është kontestuese, për të cilën duhet të diskutojmë”, tha Micevski.