Analisti, Ridvan Ismaili thotë se, sipas analizave fillestare nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, për koalicionin Fronti Evropian kanë votuar 38.513 votues të pakicave etnike (romë, turq, boshnjak, ashkalinj, goran, torbesh etj.).+-3%
Sipas këtyre të dhënave, vota shqiptare tek Fronti Evropian është me pak se 100 mijë…
Pas përfundimit të procesit zgjedhor sot fillojnë negociatat për formimin e qeverisë së re me VMRO-së dhe koalicionit shqiptar VLEN.
Lidhur me këtë proces është hapur debatin se cili koalicion e ka legjitimitetin për ti përfaqësuar shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Fronti Evropian, i cili përbëhet prej 9 partive politike, përfshirë edhe këtu edhe minoritetet thonë se ata kanë legjitimitetin e plotë.
Arbër Ademi pas mbledhjes së BDI-së në Tetovë tha se, legjitimiteti i takon i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.
“Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.
Në anën tjetër koalicioni shqiptar VLEN, thonë se me 107 mijë vota janë fitues apsolut tek shqiptarët.
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN ka më shumë 107 mijë vota.
“Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar!
Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare”, u shpreh Mexhiti, duke falënderuar votuesit shqiptar.
Në anën tjetër, analisti, Ridvan Ismaili thotë se, sipas analizave fillestare nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, për koalicionin Fronti Evropian kanë votuar 38.513 votues të pakicave etnike (romë, turq, boshnjak, ashkalinj, goran, torbesh etj.).+-3%
Sipas këtyre të dhënave, vota shqiptare tek Fronti Evropian është me pak se 100 mijë.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nga VLEN ka zbuluar se njëra nga pozitat e dëshiruara nga ai, do të jetë posti i kryetarit të Kuvendit.
“Ende nuk i kemi hapur diskutimet për zgjidhjet kuadrovike. Shpresoj se do ta kemi kryetarin e Kuvendit. Kjo do të jetë një nga kërkesat”, tha Taravari për Podkast në “Slloboden Peçat”
Taravari shtoi se duhet të zgjidhen kuadrot më të mira, që të dëshmohet se opozita shqiptare është më e mirë se BDI-ja