Kush është bosi që e mori në menaxhim Kidën?

Muaj më parë bëri bujë largimi i Kidës nga “On Records”, labeli nga këngëtarja u bë e njohur.

Marketing

Fillimisht u tha se Kida do vazhdojë karrierën e pavarur, por gjatë rrugës këngëtarja shumë e pëlqyer nga të rinjtë ka ndryshuar mendim.

Agjenti i emisionit “Thumb on”, ka zbuluar se Kida është marrë nën menaxhim nga Faton Shoshi.

Fatoni është një ndër menaxherët më të njohur në Kosovë, njihet për jetën luksoze dhe kujtojmë që nën menaxhimin e tij Era arriti famën botërore me “Bonbon”.

Presim që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Kidën.
Kujtojmë që Fatoni ka qenë menaxher edhe i Ledri Vulës.
E bukura është se vetëm pak kohë pasi Ledri shkëputi marrëdhëniet me Fatonin, thuhet se reperi po sjell një këngë me Kidën, që sapo është marrë nën menaxhim nga Fatoni.