Kylian Mbappe ndoshta po mendon të bëjë për herë të parë publike një lidhje pasi sensacioni francez i futbollit u pa duke ecur dorë-për-dore me një vajzë në Miami, sipas raportimeve.
Mbappe realizoi ëndrrën e tij për të luajtur për ‘Los Blancos’ duke nënshkruar një kontratë në qershor, dhe tani duket se kjo periudhë me fat në jetën e tij mund të ketë prekur edhe sferën romantike vetëm disa muaj pasi u largua nga ‘Qyteti i Dashurisë’.
Pas eleminimit nga “Euro2024” dhe prezantimit në ‘Santiago Bernabeu’, Mbappe ka fluturuar drejt SHBA ku po pushon në Miami. ‘PageSix.com’ raporton se 25-vjeçari është takuar me Dani Grace Almeida dhe se dyshja u shoqëruan në Florida duke shkuar në Lucky Strike për të luajtur bowling, darkuan në ‘Kiki on the River’ dhe e mbyllën natën në klubin e natës LIV.
“Ata ishin shumë komod me duart e tyre në këmbët e njëri-tjetrit dhe kur dolën po ecnin dorë-për-dore”, tha një burim për gazetën, duke shtuar se ata nuk po shqetësoheshin se ishin në publik.
Daniella Grace Almeida është një modele dhe aktore me bazë në Miami. Si modele, ajo ka qenë anëtare e Wilhelmina Models, si dhe e Fifth Models.
Daniella ka lindur më 21 maj 1990 në Kaliforni dhe është 34 vjeç. Pra 9 vite më e madhe se Mbappe i cili është 25 vjeç.
Edhe pse është e paqartë se sa kohë ka dyshja me njëri-tjetrin, Almeida ndau një video në Instagram nga një prej ndeshjeve të Parisit Saint-Germain në prill.
Megjithatë, Daniella Grace refuzoi të konfirmonte lidhjen e tyre kur ajo u pyet nga ‘Page Six’.
“Unë personalisht nuk dëshiroj të komentoj statusin tonë në këtë moment,” tha Almeida për Page Six. Ndërkohë, nga ana e Mbappé nuk ka asnjë reagim.
Dani Grace Almeida ka qenë më parë në një lidhje me basketbollistin Blake Griffin.