Duke filluar nga 25 tetor 2017 kur dhe mori pushtetin dhe deri me 07.09.2021, Arben Taravari nga buxheti i komunës së Gostivarit i ka lëshuar në llogari 129.343.692.00 denarë firmës Pelagonija SHA Gostivar, shkruan tokasot.com
Janë mbi 2 milion euro që për katër vite Arben Taravari i ka lëshuar kësaj firme të afërt me VMRO-DPMNE. Redaksia këto informata i ka siguruar nga Ministria e Financave, respektivisht platforma online OpenFinance.
Link: https://bit.ly/3bbfxbd
Pelagonija SHA Gostivar ka guroren e vet për shfrytëzimin e gurit gëlqeror të mermerit dhe prodhon lloje të ndryshme të asfaltit. Kompania merret edhe me ndërtimin e objekteve kolektive.
Po ashtu, merret me ndërtimin e rrjetit rrugor, ndërtesave të banimit dhe nevojave të tjera të industrisë së ndërtimit në territorin e rajonit të Pollogut dhe më gjerë.
Ditë më parë, në opinion doli lajmi që Taravari i kishte lëshuar 9.180.909 euro një firme nga Tetova. Bëhet fjalë për Shoqërinë për Ndërtim dhe Tregti Akua Inzheniering Age DOOEL eksport import nga Tetova, e cila vetëm brenda muajt gusht ka lidhur dy kontrata me komunën e Gostivarit me vlerë 282.000.000.00 denarë.
Tendera të tilla me shuma marramendëse kanë thelluar dyshimet se bëhet fjalë për tenderë të kurdisur dhe korruptiv, tregon hulumtimi i bërë nga informacione me karakter publik nga Ministria e Financave dhe Byroja për Furnizime Publike.