Kush është gjykatësja e parë shqiptare në SHBA

Edit Shkreli, një shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten është betuar si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx në New York. Për këtë ka shkruar ish-drejtori i Policisë së Shqipërisë, Gledis Nano, i cili ka qenë i ftuar në ceremoni.
Nano ka shkruar se Shkreli do të jetë gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane.

Marketing

Të ftuar në këtë ceremoni kanë qenë edhe konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar.

Njoftim për betimin e Edit Shkrelit ka bërë edhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

“Dje, në Gjykatën Supreme të Bronksit, në ceremoninë e betimit të gjyqtares Edit Shkreli, të parës gjyqtare shqiptaro-amerikane të Nju Jorkut. Në mesin e folësve tjerë si: Jamaal T. Bailey, Nathalia Fernandez, e Kevin Thomas, (senatorë të shtetit të Nju Jorkut) dhe gjyqtarëve Roëan D. Wilson, Doris M. Gonzales dhe Matthew Parker- Raso, në emër të Konsulatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, i urova gjyqtares Shkreli detyrën e re, si një arritje që na bën krenar të gjithë shqiptarëve”, shkruan Konsullata.