Kush është Lazo Velkovski, drejtori i DSK-së që ministri Spasovski kërkon të shkarkohet!?

Drejtori i Byrosë për siguri publike Lazo Velkovski erdhi në funksion duke zëvendësuar kështu Mitko Cavkov. Ai ka diplomuar për siguri në sferën e kriminalitetit, i punësuar në MPB nga 1 marsi i vitit 1991.

Marketing

Gjatë karierës së tij ka kryer punë në shumë pozicione brenda ministrisë dhe agjencisë për kundërzbulim duke qenë në sektorin për siguri, për komunikacion, ndihmës për punët e shefit të policisë së unformuar, shef kabineti i drejtorit të DSK-së madje edhe drejtor i kësaj drejtorie.

Në agjencinë për kundërzbulim ka qenë në shumë vende pune kryesisht si shef ndërsa ka marrë pjesë në shumë aksione dhe ka ndjekur shumë angazhime e seminare profesionale.

Ministri i brendshëm Spasovski pas skandalit me veturën zyrtare në Greqi ka kërkuar shkarkimin e Velkovskit. Përgjigjen që e ka dhënë MPJ për gjithë vikendit megjithatë hapen cështje lidhur me qëndrimin e veturës zyrtare në një vend fqinjë gjatë festës shtetërore.

Vetura është kthyer në vend të njejtën ditë por nuk dihet se kush e ka drejtuar veturën por as nuk dihet nëse ajo është drejtuar nga ndonjë familjarë i drejtorit, kështu theksohet në kumtesën e MPB-së.

Marketing