Kush është në të vërtetë opozita shqiptare?

Nga Medai Shaholli

Marketing

Me afrimin e datës së zgjedhjeve të 12 prillit në MV, partitë politike kanë filluar të pozicionohen në këtë garë ku me ç’rast secila nga ato po i shtrëngojnë radhët për këtë betejë të radhës.

Ajo që bie në sy këtë herë është paradoksi që po shohim në kampin shqiptar, ku koalicioni tashmë i deklaruar ASH-AAA, po dalin si borizan të vetëm të zërit opzitar shqiptar kur dihet se AAA, hëngri deri dje pjesë nga kulaçi e pushtetit si pjesë e saj.

Ndërsa edhe Aleanca për një kohë provoi dhe ajo copëza nga kulaçi i Zajkos, por nuk u ngop me aq dhe deshi nga kuleçërit më të leverdishëm ministror por nuk ia dhanë, atëherë si ”zemraçkë” që është doli në opozitë.
Lufta për ekzistencë në kampin shqiptar i ka vënë në provë të gjitha kombinimet dhe opcionet për të arritur rezultatet e dëshiruara përmes koalicioneve, si mundësi për mbijetesë në betejën e ashpër që do të zhvillohet në këtë fushatë zgjedhore.

Unifikimi i dy partive politike që quhen si grupim opozitar mes ASH dhe AAA, është për interesa të ngushta dhe jo natyral e programor.

Ata vërtetë janë parti të djathta por që nuk puqen me njëra-tjetrën.
ASH hiqet dhe shquhet për gjoja program nacionalist shqiptar që mbron vlerat e së djathtës shqiptare vetëm me fjalë dhe propagandë, ndërsa në qëndrime dhe veprime ka vepruar si pragmatiste e paparë që ka shikuar interesin e grupit mafioz brenda partisë.

Ndërsa Alternativa, është një parti e qendrës së djathtë me orientim të qartë fetar që e përdor fenë për interesa të ngushta karrieriste dhe të një misioni me agjendë të përcaktuar nga jashtë.

Ajo vjen nga një fraksion i Besës, që së fundmi ka forcuar lidhjet dhe mbështjen turko-perse, për ta patur atë si kalë Troje në kampin shqiptar duke e përhapur ideologjinë e tyre të mentalitetit lindor në kokat e shqiptarëve.

Thonë shpesh se ekstremet nuk puqen, por nëse kemi parasysh qëndrimet e tyre, ku njëra anë loz me kartën e nacionalizmit dhe tjetra me traditat fetare dhe keqpërdorimin e saj del në pah loja e ndyrë tyre për protagonizëm fals të opozitës shqiptare, ata puqen në këtë rast.

Ndaj, për hir të vërtetës dhe pa bërë avokatin e saj mund të thuhet se opozita e vetme në kampin shqiptar këtu është Lëvizja Besa.

Shqiptarët në këto tri dekada të vendosjes së shkërdhatokracisë sllave kanë parë veten si qytetarë të dorës së dytë duke i trajtuar si nomadë në trojet e tyre.

Shqiptarët edhe me këto zgjedhje pas 12 prillit do kenë çelsat e kashtës, sepse nuk kanë akoma një parti që do t’i jepte fund supremacisë sllave mbi shqiptarët.

Lëvizja Besa si pjesë e opozitës reale është e pafuqishme ta bëj ndryshimin.
Për të qënë të barabartë me palën tjetër duhet bashkim i gjithë faktorit politik shqiptar kur janë në pyetje interesat kombëtare gjë që shqiptarët e kanë vështirë.

Të vetëm kemi dëshmuar se jemi thyer gjithmonë, kurse të bashkuar mund të ngadhnjejmë çdo furtunë.

Marketing