Kush është oligarku rus që bleu shtëpinë e Trump për 100 milionë dollarë?

Në një publikim të mëparshëm treguam shkurtimisht mbi historinë e krijimit të oligarkëve në Rusi dhe gjendjen e tyre sot. Të shtrënguar nga politika ruse, ata sot janë më të prirur për të investuar jashtë vendit. Oligarkët rusë kanë një zakon që të investojnë kudo, nga kompanitë e huaja dhe fushat e naftës deri tek ekipet e futbollit në perëndim.

Marketing

Cilët janë këta Oligarkë?

Po e fillojmë me Alexey Mordashov, i cili ka një pasuri të deklaruar prej 18.7 miliardë dollarë.

Slide 2 of 33: The son of mill workers, Mordashov rose to become the director of a steel mill. He is currently the second richest man in Russia with a fortune of .7 billion (£13.4bn).

Djali i një punonjësi fabrike u bë drejtuesi i fabrikës së çelikut. A është burri i dytë më i pasur në Rusi dhe posedon shumicën e aksioneve në kompaninë e çelikut Severstal, e cila është një nga kompanitë që ka prodhimin më të madh të hekurit dhe qymyrgurit. Ai dha dorëheqjen si CEO në vitin 2015, pas 19 vitesh në atë post. Bilioneri Mordashov ka investuar në një prej kompanive më të mëdha të udhëtimeve dhe turizmit në botë, TUI. Ai posedon 23% të aksioneve në këtë kompani e cila e ka bazën në Gjermani.

Pas tij vjen Gennady Timchenko me një pasuri të deklaruar prej 16.4 miliardë dollarë.

Slide 7 of 33: One of the most powerful people in Russia, Gennady Timchenko is a Russian businessman and billionaire. He has stakes in various Russian business and has close ties to President Vladimir Putin.

Ai është një prej personave më të fuqishëm në Rusi si arsye e aksioneve që ka në kompani të ndryshme në Rusi dhe marrëdhënieve të ngushta me Presidentin Vladimir Putin.

Është qytetar i Rusisë, Finlandës dhe Armenisë dhe ka investuar nëpërmjet blerjes së aksioneve në shumë kompani, përfshirë këtu dhe kompaninë e gazit, Novatek, ku është pjesë edhe e bordit drejtues. Timchenko është kryetar i ligës kombëtare ruse të hokejit dhe është president i skuadrës së Shën Pertersburgut. Në vitin 2013, së bashku me vëllezërit Arkady Rotenburg dhe Boris Rotenburg ai ka themeluar “Arena Events OY”. Ata blenë aksione në Jokerit, skuadrën gjashtë herë fituese të kampionatit kombëtar të hokejit në Finlandë. Për shkak të “pasionit” të tij për sportet, Timchenko ka sponsorizuar që prej vitit 2000 në kompaninë finlandeze IPP që dikur ka poseduar turneun në tenis.

Një tjetër oligark rus, Roman Abramovich, që ka një pasuri të deklaruar prej 11.5 miliardë dollarësh, për momentin jeton në Londër. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik ai ka grumbulluar një pasuri marramendëse duke eksportuar gaz dhe naftë. Përgjatë viteve, ai ka blerë dhe shitur aksione në disa kompani të rëndësishme në Rusi, si përshembull Sibneft dhe Rusal, duke rritur pasurinë e tij.

Slide 11 of 33: London-based oligarch Roman Abramovich cleaned up in the early 90s following the collapse of the Soviet Union, amassing a huge fortune exporting oil and gas. Over the years, the tycoon has acquired and sold stakes in a number of key Russian firms, including Sibneft and Rusal, consolidating his wealth.

Në vitin 2003, Abramovich bleu klubin e Chelsea FC për 170 milion dollarë. Oligarku “emigrant” ka financuar Premier League të futbollit anglez, duke siguruar lojtarët më të mirë dhe duke investuar për t’u siguruar atyre kushte shumë të mira, si qendra të reja trajnimi. Investimi i tij ka ndihmuar në transformimin e Chelsea në një prej skuadrave më të mira në Evropë. Abramovich posedon pasuri të paluajtshme të mëdha në SHBA, Francë, St. Barts dhe Britani, përshembull një shtëpi në Londër me vlerë 152 milion dollarë.  Përveç pasurive të paluajtshme ai posedon aksione në disa kompani globale të mëdha.

Dmitry Rybolovlev, një tjetër oligark, ka një pasuri të deklaruar prej 6.9 miliardë dollarë. Ai e ndërtoi pasurinë e tij nga tregtia dhe prodhimi i plehrave kimikë. Oligarku mjek u caktua si kryetar i firmës më të madhe ruse të prodhimit të plehrave kimike nga potasiumi, Uralkali, në vitin 1995. Aksionet e kësaj kompanie ai i shiti pas 10 vjetësh për 6.5 miliardë dollarë. Rybolovlev është i famshëm për pasuritë e tij të paluajshtme të cilat i ka regjistruar në emrin e vajzës së tij, Ekaterina. Në vitin 2008 ai bleu vilën de L’Amitié në Palm Beach, Florida nga Donald Trump. Trump e bleu atë pronë në vitin 2005 me çmimin 41 milion dollarë dhe e shitit atë pas 3 vitesh me vlerën 100 milion dollarë. Rybolovlev nuk e përdori kurrë vilën dhe në vitin 2016 e ka shembur atë.

Slide 16 of 33: Qualified doctor Dmitry Rybolovlev made his fortune from the trade and manufacture of fertilizer. The oligarch medic was appointed as chairman of Russia

Ai ka blerë 9.1% të aksioneve të Bankën e Qipros në vitin 2010 dhe ka siguruar aksionet e mjaftueshme për të marrë drejtimin e klubit të futbollit AS Monaco.

Mikhail Fridman, ka një pasuri neto të deklaruar prej 15.1 miliardë dollarë. Ai është një prej personave më të pasur në Rusi dhe ka bashkë-financuar konglomeratin Alfa-Group në vitin 1988 dhe Alfa-Bank në vitin 1990, e cila që prej asaj kohe u bë banka më e madhe private ruse. Fridman është një prej themeluesve të firmës investuese LetterOne, e cila ka të bëjë me Energjinë L1 dhe Teknologjinë L1. Gjithashtu ai është anëtar i bordit të shumë kompanive ndërkombëtare.

Slide 21 of 33: One of Russia

Fridman është duke blerë naftën dhe gazin e Detit të Veriut. Në mars të vitit 2015, ai investoi 7 bilion dollarë në firmën e gazit dhe naftës gjermane DEA, e cila kontrollon 12 pika të Detit të Veriut. Kjo marrëveshje u kundërshtua nga Ed Davey, sekretari i Britanisë së Madhe për ndryshimet klimaterike, i cili detyroi kompaninë L1 Energji t’i shiste pikat e naftës të Detit të Veriut kompanisë britanike Ineos në tetor 2015.  Kundërshtimi i qeverisë britanike nuk e ndaloi Fridman të investonte në Detin e Veriut. Në të njëjtin muaj, L1 Energji i bleu firmës gjermane E.ON tre pika që përmbanin naftë dhe gaz në Norvegji për 1.6 miliardë dollarë. Kjo marrëveshje u miratua edhe nga qeveria norvegjeze.

Fridman ka investuar 3 miliardë dollarë në institucionet shëndetësore private në SHBA dhe ka blera 200 milion dollarë aksione në Uber. Ai gjithashtu po planifikon të blejë deri në 16 bilion dollarë aksione në biznesin e telekomunikacionit.

Oligarku Mikhail Prokhorov, posedon një pasuri prej 9.6 miliardë dollarë. Mikhail Prokhorov filloi të ndërtojë pasurinë e tij në vitet ’90-‘00 nga firma Norilisk Nickel, që është firma më e madhe prodhuese e nikelit dhe paladiumit në botë. Ai shiti 25% të aksioneve në vitin 2008 për 7 miliardë dollarë dhe 3 miliardë dollarë aksione të Rusal, dhe që prej asaj kohe ka investuar jashtë vendit. Oligarku është pronar i Brooklyn Nets. Pronari i parë jo amerikan i një ekipi të NBA-së, Prokhorov bleu ekipin në vitin 2010, i cili u quajt më pas si “New Jersey Nets”, me kusht që të ndihmonte në financimin e arenës Barclays Center në Brooklyn dhe të bënte investime të mëdha për të ardhmen e ekipit. Kjo marrëveshje ishte e barazvlefshme me 223 milion dollarë. Në vitin 2015, Prokhorov bleu 285 milion dollarë aksione të Brooklyn Nets dhe Barclays Center për t’u bërë pronari i vetëm i të dyja aseteve.

Slide 26 of 33: Oligarch Mikhail Prokhorov made the bulk of his fortune in the 90s and 00s from Norilsk Nickel, the world

Prokhorov gjithashtu është pronar i shumë qendrave argëtuese në New York me vlerë 2.2 miliardë dollarë, përfshirë këtu dhe muzeun Nassau Coliseum dhe Brooklyn Paramount Theatre. Pavarësisht pasurisë së tij të madhe në New York, ai jeton në Moskë dhe rezidencën zyrtare e ka në Siberi, kryesisht për shkak të taksave. Ky oligark posedon dy spitale në Izrael.

Alisher Usmanov, i fundit i marrë në studim nga Probiznes (jo për nga rëndësia) posedon një pasuri prej 13.1 miliardë dollarë. Me prejardhje dhe i lindur në Uzbekistan Alisher Usmanov thuhet se ka marrëdhënie shumë të ngushta me Putin.

Slide 30 of 33: Uzbekistan-born mogul Alisher Usmanov, who is said to be close to President Putin, headed a number of lucrative metal and mining operations in the 90s and 00s, before moving into investments, making a colossal fortune in the process.

Ai ka drejtuar një numër të madh të operacioneve të kërkimit në miniera në vitet ’90-’00, para se të të fillonte me investimet e mëdha ku dhe bëri një pasuri kolosale. Në vitin 2007, Usmanov pagoi 91 milion dollarë për 14.58% të aksioneve të ekipit londinez, Arsenal. Përgjatë viteve ai ka rritur aksionet e tij në këtë ekip dhe tani ai posedon 30% të tyre, duke e bërë atë aksionerin e dytë më të madh të Arsenal, pas amerikanit Stan Kroenke. Oligarku Usmanov ka investuar shumë në Perëndim dhe Kinë në kompanitë e teknologjisë, rrjeteve sociale dhe online marketing. Ai ka investuar 200 milion dollarë në Facebook, kur kjo kompani ishte në fillimet e saj dhe në vitin 2013 ka investuar 100 milion dollarë tek Apple.  Firmat e tjera që kanë përfituar nga “bujaria” e oligarkut janë Alibaba, Twitter, Airbnb, Groupon dhe Xiaomi.