Për shkak se kanë kontrabanduar lëndë narkotike në një vlerë prej 3.5 milionë euro, dy persona do të paraqiten në Gjykatën e rrethit në Baden-Baden të Gjermanisë, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Këtu përfshihen më shumë se 1.3 ton marihuanë dhe 7 kilogramë kokainë. I pandehuri kryesor është një 40-vjeçar me shtetësi shqiptaro-greke, i cili thuhet se i ka shitur drogat klientëve nga Mynihu, Krefeldi, Pforzheimi dhe vende të tjera. Prokurori akuzon edhe një shtetas gjerman 39-vjeçar për bashkëpunim në disa raste.
Pas disa muajsh hetimesh të fshehta, persona të tjerë u arrestuan në Gjermani dhe Greqi. Sipas prokurorit, do të pasojnë edhe procedura të tjera penale nga i njëjti kompleks hetimesh. Deri më 21 mars, janë planifikuar edhe shtatë seanca të tjera gjyqësore.