Kush është skuadra që CR7 i ka shënuar më së shumti gola në Ligën e Kampionëve?
Kur bëhet fjalë për golat në Ligën e Kampionëve, sigurisht që mendja menjëherë na shkon te Cristiano Ronaldo.
Ylli portugez është golashënuesi më i mirë në histori i kësaj gare të lavdishme evropiane.
Me 125 gola të shënuara, Cristiano Ronaldo prinë në listën më të mirë të golashënuesve në histori të Ligës së Kampionëve, dhe lojtari që mund t’ia rrezikojë këtë vend është Lionel Messi, që ka shënuar 108 gola deri më tani.
Mund të duket e çuditshme, por është pikërisht skuadra e tij, Juventusi, viktima më e madhe e 34 vjeçarit në Ligën e Kampionëve.
Ronaldo ka arritur që gjatë karrierës së tij t’i shënojë 10 gola në portën e Juventusit, ndërsa nëntë në atë të Bayern Munich.
Schalke, Ajax dhe Atletico Madrid janë po ashtu viktimat e preferuara të Ronaldos, me nga shtatë gola të pranuara nga pesë herë fituesi i Topit të Artë.