Stevo Pendarovski është kandidati i përbashkët presidencial i pushtetit pas takimit të djeshëm me partitë nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalicioni qeveritar dhe të gjithë përkrahësit e idesë për kandidat të përbashkët për president të shtetit. Në vazhdim ju paraqesim një biografi të shkurtër të kandidatit për president, Stevo Pendarovski.
Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analistë.
Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup dhe ish kandidat për President të Republikës së Maqedonisë.
Pendarovski pas mbarimit të arsimit të lartë, është emëruar udhëheqës i sektorit për analitikë në Ministrinë për Punë të Brendshme. Përskaj kësaj, për tri vite resht ka ushtruar edhe postin e zëdhënësit (ndihmës ministër për marrëdhënie me publikun), pranë MPB-së.
Nga viti 2001 është emëruar për shef të sigurisë kombëtare dhe këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit Boris Trajkovski dhe më pas dhe të kabinetit të Branko Cërvenkovskit.
Stevo Pendarovski gjithashtu ishte kandidat për president nga radhët e LSDM-së në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014, ku u radhit i dyti me gjithsej 398.077 vota të fituara.
Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në njësinë zgjedhore numër një, nga ku edhe fitoi mandatin e tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Më 7 dhjetor të vitit 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në funksioni aktual të tij si koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO.