







Në muajin shkurt të vitit 2015, një agjent i marrëdhënieve publike i mirënjohur nga Franca dyshohet të jetë dora kryesore e hartimit të planit të konfliktit të kontrolluar në 9 dhe 10 majin e 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Për këtë atëkohë pat shkruar edhe javorja “Fokus“, duke shtuar se kompania franceze apo kryesisht eksperti francez kishte sjellë në tryezë planin “Le petite guerre” (Lufta e vogël), e cila do të ndodhte në Kumanovë, e kontrolluar nga ana e autoriteteve të asaj kohe, përcjell INA.
Qëllimi ishte që të krijojë frikë dhe panik, dhe përmes aksionit policor të suksesshëm të kthejë ndonjë besim në institucionet dhe në shtet, por do të kishte defokusim nga bombat përgjimeve që po publikoheshin në mënyrë serike nga Zoran Zaev si lider i opozitës.