Kush ishte Shaban Zendeli, njeriu i urtë dhe veprimtari i dalluar kumanovar

Shaban Zendeli, drejtori gjeneral i “Hekurudhave të Maqedonisë – Transporti” dhe anëtari i lartë i partisë Alternativa sot u nda nga jeta. Biografia e tij është e pasur dhe se ai konsiderohej si një nga intelektualët e dalluar të rajonit të Kumanovës.

Marketing

Ja biografia e tij e plotë:

Lindur më 09.03.1961 , në Orizare, komuna eLikovës.
Shkollimi:
Arsimin fillor ka mbaruar në vëndlindje,shkollimin e mesëm në gjimnazin „Goce Dellçev” në Kumanovë. Arsimin e lartë ka mbaruar në Fakultetin ekonomik në Prishtinë më vitin 1985 – ekonomist i diplomuar.
Përvoja e punës:
Më shumë se 30 vjeçare edhe atë:
– punësimi i parë më 1987 në ndërrmarrjen për prodhime të konfekcionit “BIBROK” në Kumanovë;
– më 1991 punon në NP ARLI në Kumanovë;
– nga prilli i vitit 1993 deri në vitin 2018 punon në Drejtorinë e doganave të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë punës në shërbimin doganor ka qënë në shumë vende udhëheqëse: zëvendës
Drejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë (1993-1998), ndihmës drejtоr i doganës rajonale në Shkup (199-2001), ndihmës drejtor i doganës rajonale në Kumanovë (2003), shef i Degës doganore në Tabanovc,këshilltar i drejtorit etj.
Në vitin 2018 është emëruar Drejtor general dhe Kryetar i KD në Hekurudhat e Maqedonisë Transpoti SHA – Shkup.
Aktivitete tjera:
– Në periudhën 1991- 1994 ka qënë anëtar i Këshillit për marrëdhënie ndëretnike në Parlamentin e Maqedonisë;
– Anëtar i komisionit për financa dhe buxhet në Komunën e Likovës;
– Anëtar i këdhillit drejtues në spitalin e përgjithshëm në Kumanovë;
– Ka qënë njëri nga themeluesit (anëtar i këshillit drejtues) i festivalit muzikor NOTA FEST në Shkup;
– Ka qënë njëri nga themeluesit (anëtar i këshillit drejtues)I Qendrës për bashkëpunim dhe mirëkuptim multikulturor në Shkup;
– Kryetar i klubit të çiklistëve TEUTA në Kumanovë;
– Kryetar i klubit të boksit LIRIA të Shkupit.
Ka qënë pjesëmarrës në shumë seminare dhe punëtori të ndryshme të organizuara nga institucione shtetërore dhe organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, me tema të ndryshme si: zgjidhja e konflikteve, të drejtat e njeriut, lehtësimi i tregtisë, analiza e rizikut, shkathtësitë e komunikimit, menaxhmenti etj. (INA)