Kush janë kompanitë farmaceutike në Maqedoninë e Veriut që qarkullojnë miliona euro

Kompanitë farmaceutike tashmë janë bizneset më fitimprurëse në botë, por edhe në Maqedoninë e Veriut. Ky biznes tashmë po qarkullon miliarda euro në mbarë globin sidomos me shpërthimin e pandemisë së fundit, përcjell INA.

Marketing

Sipas një analize të portalit Faktor, në vend ky biznes po qarkullon miliona euro dhe se në krye janë tre kompani kryesore farmaceutike.

Në vendin e parë është Zegin Farm që gjatë 2023 ka pasur të ardhura 60,6 milionë euro, me fitim të deklaruar prej 1,4 milion eurove.

Në vendin e dytë është Eurofarm me të ardhura 42.7 milionë euro të qarkulluara gjatë 2023 me një fitim të deklaruar prej afër 400 mijë euro. Në vendin e tretë është kompania “Barnatorja Ime” me qarkullim prej 41.2 milionë euro. Pas tyre vijojnë kompanitë e tjera me qarkullime njëshifrore në këtë biznes. (INA)