Kush janë sportistët më të pasur në botë, dhe sa paguhen ato

Sportistët e sotëm po përjetojnë rritje të jashtëzakonshme financiare, të nxitur nga marrëveshje të mëdha mediatike dhe projekte inovative si LIV Golf dhe Liga Saudite. Por pavarësisht kësaj rritjeje, një marrëveshje historike marketingu nga më shumë se 40 vjet më parë mbetet e pakrahasueshme në industrinë e sportit.

Marketing

Në krye të listës qëndron Michael Jordan me një pasuri totale prej 3.75 miliardë dollarësh. Jordan, i njohur për karrierën e tij ikonike në NBA dhe marrëveshjet e marketingut me “Nike”, ka vendosur standarde të reja për sportistët.

Pas tij renditet legjenda e golfit Tiger Woods me 2.66 miliardë dollarë, i cili ka përfituar nga fitimet në fushë dhe sponsorizimet e shumta. Cristiano Ronaldo, një nga futbollistët më të famshëm në botë, zë vendin e tretë me 1.92 miliardë dollarë, duke ndjekur një karrierë të suksesshme në fushë dhe jashtë saj.

Lista vazhdon me emra të tjerë legjendarë si Arnold Palmer (1.76 miliardë dollarë) dhe LeBron James (1.70 miliardë dollarë). James, krahas suksesit të tij në NBA, ka krijuar një perandori biznesi përmes investimeve dhe prodhimeve filmike.

Në vendin e gjashtë janë dy figura të mëdha: Jack Nicklaus dhe Lionel Messi, secili me 1.67 miliardë dollarë. Futbollisti argjentinas, një nga më të mirët në histori, ka pasuruar veten përmes kontratave me klubet dhe marrëveshjeve me marka si Adidas.

David Beckham, një ikonë globale e futbollit, përfundon listën me 1.58 miliardë dollarë. Ai ka transformuar famën e tij sportive në një platformë biznesi ndërkombëtare.

Këta sportistë nuk janë vetëm kampionë në disiplinat e tyre, por edhe modele të suksesit financiar në epokën moderne.

Marketing