Kush janë tre vëllezërit e rrezikshëm shqiptarë që i vunë gjobë 50 mijë euro një personi

Policia ka arrestuar tre vëllezër nga Dibra, të cilët i kishin vendosur një gjobë prej 50 mijë eurosh një qytetari duke e kërcënuar atë dhe familjen e tij me jetë.

Marketing

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale ndaj jetës dhe pronës, Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar disa javore duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, finalizoi me sukses operacionin “BROTHERS“, si rezultat i të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit:

Xh. T., 23 vjeç,
E. T., 32 vjeç,
A. T., 32 vjeç, të tre lindur në Dibër dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar t’i marrin në formë gjobe një shumë prej 50 mijë euro një shtetasi, nëpërmjet kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.