Kush kontrollon më shumë deputetë Sela apo Taravari?! (FOTO)

Ndahen deputetët e ASH-së: 6 deputetë përcaktohen me Ziadin Selën, ndërsa 2 me Arben Taravarin.

Marketing

Dy mendime të ndryshme, mes kryetarit aktual dhe ish kryetarit, shkaktuan përçarje, zënka verbale, kërcënime e deri në dhunë, në partinë Aleanca për Shqiptarët.

Këto probleme të brendshme në ASH tashmë kanë filluar të marrin kahje tjetër, ku me këtë rast 8 deputetët nga kjo parti, janë përcaktuar se kë do e mbështesin në të ardhmen.

Sipas asaj që flitet brenda ASH-së, por edhe dy taboreve në parti, vlerësohet se 6 deputetë janë rreshtuar në mbështetje të Ziadin Selës edhe atë: Ilire Dauti, Adnan Neziri, Elmi Aziri, Remzi Mehmedi dhe Artina Qazimi, ndërsa dy prej tyre Halil Snopçe nga Gostivari dhe Abdulla Saliu nga Saraji i japin përkrahje Arben Taravarit./Shenja.tv

Problemet në ASH: Kush kontrollon më shumë deputetë Sela apo Taravari?!