Kush mbjell urrejtje ndaj Bujar Osmani?

Dimitar Apasiev deputet i së Majtës dhe Maksim Dimitrievski kryekomunar i Kumanovës janë figura politike në vend, të cilëve së fundmi u jepet hapësirë e madhe mediatike. Të njëjtit janë mllef plot e albanofobë të dëshmuar. Në kohën kur kryediplomati Bujar Osmani arriti të bind faktorin ndërkombëtar për hapjen e negociatave për aderim kjo dyshe ultra nacionaliste nuk e përbijnë faktin që një shqiptarë mund t’ju prijë çështjeve shtetërore.

Marketing

Apasiev madje publikisht tregon përcaktimin e tij pro rus. Ai dje edhe fizikisht tentoi të kapet me policinë e cila po mbante rendin në protesta, para Qeverisë.

Në këtë linj janë edhe shumë eksponentë të partisë së VMRO-DPMNE-së.

Me ton jo politik dhe aspak korrekt ishte edhe letra e hapur e ish deputetit të po së njëjtës parti Ilija Dimovski.

Përkundër gjuhës së urrejtjes që për target kanë Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmanin, nga krahu destruktiv i shtetit. Në adresën e kryediplomatit Osmani nga faktori ndërkombëtar kanë arritur mesazhe përkrahëse.

“Derisa zgjasin konsultimet e brendshme, mbështetja për startin e suksesshëm të bisedimeve vjen edhe nga miqtë tanë të vet Unionit. Propozimi francez është propozim i mirë dhe nuk duhet të lëshojmë shansin për fillimin e bisedimeve”, shkruan Osmani.

Kujtojmë se SHBA e ka përshëndetur diskutimin në Maqedoninë e Veriut mbi propozimin e rishikuar për fillimin e negociatave.

“SHBA e përshëndet diskutimin në Maqedoninë e Veriut për propozimin e rishikuar të BE-së për fillimin e negociatave duke njohur rëndësinë e gjuhës dhe identitetit maqedonas”, shkroi Ambasadorja amerikane në Shkup, Bërnz.

“Një kohë të gjatë e mbështesim të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe tani shohim një rrugë për të ecur përpara”, tha Bërnz.

Sir Stuart Peach, Përfaqësuesi Special britanik për Ballkanin Perëndimor mirëpret përparimin e bërë në zgjidhjen e dallimeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Shpresoj që konsultimet në Shkup të sigurojnë shpejt një marrëveshje për të mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.”