Numri i të vetëregjistruarve në Diasporë shënon rritje të vazhdueshme. Janë vetëregjistruar mbi 137 mijë mërgimtarë. Nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe nga Qeveria thonë se në periudhën e fundit është aktivizuar edhe mërgata në SHBA dhe Kanada. Megjithatë numri më i madh i të regjistruarve është nga vendet evropiane.
Për çdo ditë më shumë paraqiten vende të reja në botë nga ku paraqiten maqedonas të cilët regjistrohen. // Në SHBA deri tani janë regjistruar 5110, në Australi 16802 ndërsa në Kanada 215- pohoi Jasmina Gjorgieva, Enti Shtetëror i Statistikave.
Nga Qeveria thonë se në përfundim janë edhe përgatitjet për fillimin e regjistrimit të popullatës rezidente. Përkujtojnë se të gjithë ata që do të tentojnë të bojkotojnë ose pengojnë procesin e regjistrimit, do të dënohen sipas nenit 387 të Kodit penal.
Ai që do të organizojë të tjerë për rezistencë ose për padëgjueshmëri ndaj ligjeve, vendimeve ose masave të organit shtetëror, do të dënohet me gjobë me para ose me burg deri në 3 vite. Nëse për arsye sipas veprës në alinenë 1, ndodh mosrealizimi i regjistrimit ose vështërësim i realizimit të vendimit ligjor ose masës së organit shtetëror, ose veprën e bën si udhëheqës i grupit, kryerësi do të dënohet me burg nga 1 deri në 5 vite. Dispozita ndëshkuese dhe shkelëse ka edhe në ligjin për Regjistrim- tha Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.
Ndërkohë ka përfunduar përzgjedhja e regjistruesve dhe inspektorëve rajonal. Regjistrimi i popullsisë rezidente do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjasë deri më 21 prill. Për realizimin e këtij procesi janë angazhuar 5055 regjistrues dhe 550 inspektorë rajonal. Për regjistrimin do të ketë edhe protokoll të posaçëm për mbtojtje nga Covid19.