Kush qëndron pas njollosjes së organizimit të Konferencës më të madhe ndërkombëtare në vend?

Nuk zgjedhen mjete për ta njollosur ngjarjen më të madhe ndërkombëtare që do ta organizojë Maqedonia e Veriut, respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme, në dhjetor të këtij viti. Bëhet fjalë për Konferencën ku përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare të OSBE-së nga Vankuveri deri në Vladivostok do të vijnë në Shkup.

Marketing

Burim informacioni për ta sulmuar të parin e Diplomacisë, Bujar Osmani është VMRO-DPMNE. Mediat maqedonase kanë vërshuar faqet e tyre me akuzat se tenderi për adaptimin e sallës “Boris Trajkovski” për Konferencën në fjalë është jo transparent dhe i është dhënë një kompanie shqiptare. Përkundër reagimeve të MPJ-së se tenderi i është dhënë kompanisë me ofertën më të lirë akuzat nuk kanë të ndalur.

Së fundmi gazetari Furkan Saliu ka publikuar një donator të VMRO-DPMNE-së, që është aktiv dhe tenderfitues pothuajse në të gjitha komunat ku kryekomunari është i partisë së VMRO-DPMNE-së. Megjithatë, të njëjtin informacion nuk e ka publikuar asnjë media maqedonase, me çka shihet qartë tendenca ndaj personalitetit të Bujar Osmanit dhe njollosjes së kryesimit me OSBE-në, lidership ky që është lavdëruar nga diplomatë të vendeve me ndikim, si SHBA-ja, Kanadaja, Republika Çeke…

“Të gjitha pretendimet dhe akuzat për gjoja ndikim politik apo ndonjë formë të parregullsisë në zgjedhjen e kompanisë për rikonstruktimin e sallës “Boris Trajkovski” i vlerësojmë si tendencioze dhe spekulative. Në interes të informimit transparent të opinionit, Ministria e Punëve të Jashtme ndan me ju ofertat nga katër ofertuesit e prokurimit publik për rikonstruimin e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së. Theksojmë edhe një herë se kjo është ngjarja më e madhe politike ndërkombëtare që do të mbahet në Shkup, ku do të marrin pjesë rreth 70 Ministra të Punëve të Jashtme nga rajoni i OSBE-së dhe më shumë se 1000 mysafirë.

Siç informuam, për shkak të ndarjes ekonomike dhe efikase të buxhetit, kusht për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm ishte çmimi më i ulët për punë të përcaktuara saktë dhe niveli i cilësisë së realizimit. Nga katër ofertuesit, kompania e përzgjedhur kishte çmimin më konkurrues të ofruar sipas sasive të pritshme të parapara në specifikacionin teknik, përkatësisht: Eurovia – 93 746 070 den. (ofertuesi i zgjedhur); Kompania e dytë – 120 668 981 den; Kompania e tretë – 134 015 461 den; Kompania e katërt – 374 353 297 den”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.