Kush zgjohet me disponim të keq ka probleme gjatë ditës

Secili prej nesh kemi disa ditë kur zgjohemi keq nga gjumi dhe na duket se mezi s’presim që ajo ditë të përfundojë ende pa filluar.

Marketing

Shkencëtarët tani kanë thënë se ka një të vërtetë këtu.
Studimet kanë treguar se personat të cilët zgjohen me disponim të keq në mëngjes shpesh kanë probleme gjatë ditës.

Ata që kanë pritshmëri të këqija për ditën qysh në fillimin e saj kanë funksionim më të dobët të trurit më vonë gjatë ditës, kjo ngaqë efektet e stresit fillojnë të ndjehen edhe në qoftë se asgjë e keqe nuk ndodhë.

Kjo ulë punën e trurit për memorie, duke na bërë kështu të bëjmë gabime apo të kemi problem të fokusohemi.
Studiuesit kanë thënë se të gjeturat e tyre tregojnë se njerëzit duhet të relaksohen në mëngjes në mënyrë që të përmirësojnë disponimin e tyre gjatë ditës.