Kushte për agjërimin, kritika trajnerit të PSG: Ikën nga ekipi nëse nuk ushqehesh

Trajneri aktual i PSG-së dhe ish-i i Nice në Ligue 1 në Francë, Christopher Galtier është në qendër të akuzave për racizëm. Ish-drejtori i Nice, Fuernier ka publikuar një email ku Galtier ka thënë se kanë shumë ‘zezakë dhe myslimanë’ në ekip dhe qytet. Veç saj, Galtier nuk do merrte në ekip një lojtar që ishte me agjërim te Nice.

Marketing

“Nice-Matin”, gazeta e njohur në Nice ka zbuluar informacione të tjera duke shtuar edhe më shumë skandalin rreth teknikut. Sipas saj, marrëdhëniet me drejtuesit e klubit kur ai kishte qenë në pankinën e kësaj skuadre ishin tërësisht të shkatërruara, duke sjellë largimin nga detyra të drejtorit sportiv Furnier, i cili është personi i cili ka publikuar më pas si hakmarrje e-mailin që inkriminon teknikun.

Por gazeta bën të ditur se kur ishte te Nice, Galtier ka qenë kundër blerjes së lojtarëve myslimanë. Ajo bën të ditur se gjatë muajit të Ramazanit, ai “kishte detyruar” lojtarët myslimanë që të ndërpritnin agjërimin nëse dëshironin të luanin. ‘Po nuk hëngre nuk luan’, mësohet të ketë thënë Galtier.