Mbipopullimi në burgje, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, video-mbikëqyrja jo e plotë, mungesa e personelit mjekësor dhe pajisjet teknike joadekuate janë faktorë që ndikojnë negativisht në ofrimin e kushteve humane për personat në paraburgim, konstaton raporti i fundit i Entit Shtetëror të Revizionin (ESHr) në analizën e tij për gjendjen e burgjeve në vend. Konkluzioni është se institucionet përkatëse nuk kanë realizuar aktivitete të mjaftueshme për përmirësimin dhe humanizimin e sistemit të zbatimit të sanksioneve. Në revizion vërehet gjithashtu se burgjeve u mungon personeli mjekësor, ndërsa institucioneve të burgjeve u mungojnë burimet financiare për të planifikuar aktivitetet, por edhe për të shlyer detyrimet e viteve të mëparshme. Në fund të Raportit përmenden 26 rekomandime për përmirësimin e kushteve nëpër burgje, që synojnë ofrimin e kushteve më humane për të gjithë të burgosurit në vend. /Alsat.mk
