Kushtetuesja do të vendos nëse do të rikthehet Kuvendi i shpërndarë

Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë kanë ndermend të ju propozojnë kolegëve të tyre në Gjykatë që ta shqyrtojnë propozimin për riaktivizim të Kuvendit.

Marketing

Burime të TV Telma thonë se këtë kërkesë ata do ta bazojnë në faktin se shërndarja e Kuvendit nuk ka arritur qëllimin për të cilin është votuat dhe se nuk janë mbajtur zgjedhje më 12 prill. Nëse ky propozim kalon në Kuvend atëherë do të evitohet pengesa për mbledhje të Kuvendit, si dhe mbajtja e zgjedhjeve nuk do të jetë urgjente si tani.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati për TV24 nuk ka dashur të prejudikojë se cili do të jetë vendimi, thotë se nëse do të ngritët procedurë do të varet nga shumica e gjykatësve. “Do të diskutojmë dhe analizojmë dhe në fund do të votojmë”, ka thënë Murati.