Kushtetuesja hodhi poshtë nismën për anulimin e referendumit

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën për vlerësim të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpalljen e referendumit, e sjellur nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, më 30 korrik.

Marketing

Për hedhjen poshtë të iniciativës kanë votuar shtatë gjykatës kushtetues, ndërsa për kanë votuar Elena Gosheva dhe Josif Josifovski.

Me këtë është mbyllur debati për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së referendumit.

Pas vlerësimit të gjykatësit Darko Kostadinovski ku kërkoi që të mos procedohet më tej për kushtetutshmërinë e referendumit, edhe gjykatësi Osman Kadriu u shpreh se është kundër dhe tha se vendimi nuk mund të jetë joligjor, pasi ai është sjellë me shumicë votash nga organi ligjvënies.

“Vendimi nuk mund te jete mashtrues kur qytetaret thirren për te dhëne mendimin e tyre. Referendumi obligator mbahet për arsimtare ne aleanca, dalje nga aleanca ose ndryshim te kufijve. Nëse nuk e dini BE-ja nuk është aleance, ndërsa NATO është aleanca politiko ushtarake dhe jo shtetërore- tha Osmani.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva tha se ka kushte dhe mundësi që të anulohet vendimi për referendumin. Ajo tha se ka disa elemente kundër-kushtetuese në pyetjen e referendumit drejtuar qytetarëve të Maqedonisë. Nismat për anulimin e referendumit ishin bërë nga partia “E Majta” dhe Kongresi Botëror Maqedonas.